Naim Murseli, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka konfirmuar se ky i fundit do të jetë deputet i nomenklaturës së re në Kuvendin e Kosovës.
Murseli, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Pacolli ka pësuar rritje të elektoratit në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
“Votuesit e AKR-së vazhduan ti besojnë vizionit dhe programit të AKR-së duke i siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, z. Behgjet Pacolli është një nga pak udhëheqësit në këto zgjedhje me rritje të elektoratit”, thuhet në postimin e tij.
Në zgjedhjet e kaluara, AKR dhe Nisma Socialdemokrate, kishin bërë koalicion ndërmjet vete për t’u bërë pjesë e Kuvendit.