Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko deklaroi sot se qeveria e tij nuk kishte asnjë lidhje me vdekjen e aktivistit të opozitës Vitaly Shisov, i cili u gjet i varur javën e kaluar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Kosova Post.
“Kush ishte ai për Bjellorusinë dhe për mua? Ai nuk ishte askush për ne,” tha Lukashenko në një konferencë në Minsk, raportoi Reuters.
Lukashenko: Putinit nuk i duhet një tjetër dhimbje koke
Sot, Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, vlerësoi se bashkimi i Bjellorusisë me Rusinë, do t’i jepte Moskës një tjetër dhimbje koke. Kur bëhen të gjitha këto sugjerime për integrimin, unë gjithmonë mendoj me kokën e Putinit: a kemi nevojë për një dhimbje koke tjetër? Jo. Kështu e kupton presidenti i Rusisë këtë” tha Lukashenko, transmeton RIA Novosti.
Ai beson se integrimi nuk është i nevojshëm zhvillimin e ekonomisë. Presidenti i Bjellorusisë shtoi se Minsk gjithmonë ka mbrojtur një aleancë të ngushtë me Moskën, por vlerësoi se Rusia e mban Bjellorusinë “në një distancë”. Sipas Lukashenko, Rusia nuk ka aleatë të tjerë përveç Bjellorusisë./Kosova Post.