Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se në fillimin e javës së ardhshmë do ta bëjë me dije se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK’së.
“Në fillim të javës së ardhshme do ta bëjë me dije. Neve me apo pa dashje na kanë bërë pretendent, edhe struktura edhe mediat edhe kolearët politike të caktuara”, tha Haziri në Rubikon.
Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK’ja pësoi humbjen më të thellë në histori, duke dalë e treta në listë.