Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur sa i përket kandidimit të tij për kryetar të komunës së Ferizajt.
Abazi tha se nuk ka asnjë diskutim se kush është kandidati për komunën e Ferizajt, sa i përket përcaktimit të emrit.
“Ky vendim nuk është marrë për asnjërën nga qendrat, është në diskutim në struktura e VV-së. Nuk ka asnjë diskutim se kush është kandidati për Ferizajn, në kuptimin e përcaktimit të emrit”, tha Abazi.
Ai madje tha se nëse emri i tij përmendet për kryetar të Ferizajt i cili mund të prezantojë më së miri interesat e qytetarëve, atëherë thotë se kjo mund të diskutohet.
“Nëse mendohet që unë mund të jem kandidati që më së miri e prezanton interesin e qytetarëve, sigurisht që është çështje që mund të bisedohet”, tha Abazi në T7.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka bërë publike emrat e kandidatëve për kryetarë komunash.