Në muajin tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Disa nga partitë kanë filluar dhe kandidimin e personave që synojnë postin e të parit të komunës së caktuar.
Por, nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kemi emra për kandidatë.
Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi në një intervistë për BS ka folur për qeverisjen lokale dhe punët në Podujevë.
Se a do të kandidojë sërish për kryetar komune, Bulliqi ka thënë se ende është herët të flitet për një gjë të tillë edhe pse asnjëherë nuk i kam ikë përgjegjësive që më kanë deleguar.
Sa i përket punëve në Komunë kryetari Bullqi i ka thënë se edhe pse telashet i kanë trashëguar nga qeverisja paraprake, po punojnë maksimalisht për t’ju ofruar sa më shumë shërbime qytetarëve në secilën fushë.
Bulliqi ka treguar dhe për projektin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës që ish ministri Armend Zemaj e kishte anuluar, sipas tij si formë e hakmarrjes ndaj qytetarëve llapjanë për ndëshkimin që i ka bërë partisë në pushtet me 29 nëntor.
Kurse për qeverisjen e kryeministrit Kurti është shprehur se tani kemi një stabilitet institucional dhe kjo situatë po i krijon mundësi Qeverisë për të punuar lirshëm e pa presion, është ende herët për të dhënë një vlerësim të saktë, por sipas tij sinjalet janë pozitive dhe pres shumë punë të mira nga Qeveria Kurti.