Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se nuk ka marrë ftesë për të vazhduar dialogun në Bruksel këtë muaj, por nëse do të marrë ftesë tha ai do ti përgjigjem pozitivisht, transmeton Kosova Post.
“Nëse marr një ftesë, do të shkoj”, theksoi Vuçiq duke u përgjigjur pyetjes nëse do të ketë këtë muaj takim për dialog me Kosovën në Bruksel
Vuçiq tha se ai nuk mori një ftesë për të shkuar inaugurimin e Mitropolitit Joanik më 5 shtator.
‘Unë nuk e kam marrë ftesën, nëse e marr, do të mendoj për këtë, kështu që do t’ju informoj’, duke demantuar kështu shkrimin në Danas se ai ka marrë ftesë por nuk do ti përgjigjet ftesës, shkruan Novosti. Ndërsa ka shtuar se nuk shqetësohet për gënjeshtrat ndaj tij që shkruaj disa gazeta në Serbi. /Kosova Post/