Në rajonin e Belgorodit, stërvitjet ushtarake ruse kanë nisur më shumë se një muaj më parë. Vendasit kanë vënë re qartë një aktivitet të shtuar: helikopterë dhe avionë që fluturojnë mbi qytet, kolona ushtarake dhe ushtarakë në rrugë.
Por për një qytet kufitar nuk është një pamje krejtësisht e pazakontë. “Ne nuk duam luftë me Ukrainën. Ne jemi miq me Ukrainën. Nuk jemi të sigurt se Ukraina dëshiron luftë me ne, ne nuk e besojmë dhe nuk do ta besojmë sepse i njohim mirë, jemi mësuar me këtë”, u shpreh një shitëse.
Qytetarët e Belgorodit thonë se janë absolutisht të sigurt se fqinjët e tyre nuk duan luftë, shumë familje jetojnë në të dy anët e kufirit, punojnë dhe bëjnë biznes së bashku.
“Ndoshta vendi ynë po bën gjënë e duhur duke tërhequr njësitë e tij ushtarake, sepse Ukraina nuk ka nevojë për të, ju e kuptoni. Amerika ka nevojë për të, ju e dini. Amerika dëshiron ta bëjë këtë me duart e Ukrainës për të sulmuar dhe tërheq Rusinë në luftë”, tha një tjetër qytetar.
Qyteti rus i Belgorodit, rreth 20 km larg kufirit me Ukrainën, vazhdon me jetën normalisht. Njerëzit atje nuk besojnë se do të ketë luftë.euronews.