Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka bërë të ditur se nuk pritet ndryshimi i masave anti-covid, për sa kohë do të ketë të infektuar të rinj me COVID-19, transmeton Kosova Post.
Këtë e ka bërë të qartë MSh, nëpërmjet një njoftimi publik.
“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Sipas njoftimit zyrtar, 65.7% janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 51.4% me dy doza anti-COVID-19.
dërkaq, vaksinimi COVID-19 në nivel të gjithë popullatës 46.5% me një dozë, 36.4% me dy doza./KosovaPost/