A do të ketë shi në vikend?

A do të ketë shi në vikend?

A do të ketë shi në vikend?
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës do të ketë mot kryesisht të qetë dhe me intervale të gjata me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Indeksi i UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që personat që kanë probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit ose të marrin masa mbrojtëse (shih këshillat e Institutit kombëtar).”, thuhet në njoftimin e IHMK

Sipas institutit ky mot do të jetë i favorshëm për bujqit të cilët mund ta vazhdojnë aksionin e korrje-shirjeve.