Sot në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal.
Asamblistët e zgjedhur të Komunës së Prishtinës, do të votojnë sot për kryesuesin e Kuvendit.
Mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit është planifikuar të mbahet sot në orën 10:00.
Ndryshe, më 7 janar bëhet një muaj prej kur Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës. Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.
Kujtojmë se bazuar në Ligjin për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale.