Pak minuta na ndajnë nga seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet qeveria e re, në krye të së cilës pritet të jetë Albin Kurti. Qeveria në ikje, duket që e ka marrë “me sportivitet” dorëzimin e detyrës, por çështja është nëse Kryeministri në ikje Avdullah Hoti do t’ia dorëzojë apo jo detyrën kryeministrit të ri?
Kosova Post e ka kontaktuar zëdhënësen e qeverisë në ikje zonjën Antigona Baxhaku, për të mësuar nëse kjo gjë do të bëhet me ceremoni shtetërore.
“Po, dorëzimi do të bëhet me ceremoni shtetërore, vetëm pritet të votohet qeveria e re” – konfirmoi Baxhaku për Kosova Post.
Ua kujtojmë që Kurti pat refuzuar t’ia dorëzonte detyrën Hotit, duke e cilësuar si një akt të padrejtë rrëzimin e tij nga qeveria./KosovaPost/