A e dini çfarë i ndodh trupit të njeriut kur goditet nga rrufeja? (Foto)

A e dini çfarë i ndodh trupit të njeriut kur goditet nga rrufeja? (Foto)

Goditjet nga rrufeja lënë shenja të kuqe shpesh në formën e një luleje në trupin e njerëzve që i kanë mbijetuar një fundi fatal.

Rreth 2000 njerëz vdesin në vit nga goditjet e rrufesë. Ata që kanë fatin e mirë të mbijetojnë, vuajnë simptoma si marrje mendsh, humbja e kujtesës, dëmtime të përhershme në organe të ndryshme apo thjesht ndihen të dobët. Gjithashtu, mund të vuajnë nga arresti kardiak dhe djegie të shumta.

Këta të mbijetuar përjetojnë momentin kur elektriciteti kalon në sipërfaqen e lëkurës së tyre dhe shenjat janë zakonisht në formën e një luleje, të një bime apo të ngjashme me vet rrufenë, me ngjyrë të kuqe për shkak të çarjes së kapilarëve. Gjithashtu, rrufeja ka fuqinë të shkrijë çdo gjë metali që mund të jeni duke mbajtur apo që keni përreth.

Mundësitë që ju mund të goditeni nga ky shkarkim elektriciteti dhe të vuani pasojat fatale ose simptomat e lartpërmendura janë 1 në 10 milionë. /Blitz.al