Në vitin 1924, profesori japonez në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tokios, Dr. Hidesaburo Ueno gjeti një qenush të vogël.
Profesori Ueno e pagëzoi qenin me emrin Hachiko, që do të thotë “i teti” në japonisht, përcjell Kosova Post.
Haçiko, një qenë mashkull i bardhë i racës Akita, e shoqëronte pronarin e tij teksa ai ecte nga shtëpia deri te metro çdo mëngjes për të shkuar në universitet. Pasi i jepte lamtumirën pronarit të tij, Hachiko u kthente në shtëpi.
Jo shumë kohë më vonë, profesori e vëren Haçikon duke e pritur në dalje të metrosë në kthimin e tij nga universiteti një mbrëmje dhe u habit shumë se si ky qen i zgjuar kishte shkuar në pjesën e përparme të metrosë duke llogaritur orët e kthimit të pronarit të tij në shtëpi dhe duke menduar se ai do të përdorte të njëjtën rrugë.
U bë një vit që Hachiko e çonte pronarin e tij deri te metro çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje pas punës, ai e merrte profesorin dhe u kthejshin bashkë nê shtëpi.
Por një mbrëmje profesori nuk doli nga metroja.
Sytë e Haçikos pritën te dera e metrosë gjithë natën.
As të nesërmen në mbrëmje, profesori nuk doli më nga metro.
Ai nuk doli as nga metro natën e tretë.
Profesori vdiq nga një atak në zemër në universitet.
Hachiko e priste me kokëfortësi çdo mbrëmje duke menduar se “pronari im do të dal nga metro”.
Për javë, muaj e vite ai udhëtonte çdo mbrëmje deri te porta e stacionit Shibuya të metrosë së Tokios.
Hachiko priti 9 vjet që të vinte pronari i saj.
Ai vdiq në vitin 1935 në portën e metrosë kur ishte 11 vjeç.
Ata që shkojnë sot në Tokio, statujën e qenit Hachiko mund ta takojnë në portën e metros të stacionit Shibuya.
Si simbol i besnikërisë dhe marrëdhënies njeri-kafshë, japonezët ngritën një statujë të Hachikos menjëherë pas vdekjes së tij, ku ai priti pronarin e tij për 9 vjet.
Sot, ajo portë e stacionit Shibuya njihet si dalja Hachiko dhe është një nga qendrat më të rëndësishme të takimeve në Tokio.
Edhe versioni hollivudian i kësaj historie të vërtetë u xhirua dhe u bë film dhe pronari i Haçikos ‘Profesori’ u portretizua nga Richard Gere./KosovaPost/.Përktheu dhe e përshtati Fadil Pushkolli.