Sot kur u betuan ligjvënsit dhe u zgjodh kryesia e re e Kuvendit të Kosovës, deputetët duket se janë të ngazëllyer se do të jenë edhe një mandat në ulset e Kuvendit për ti përfaqsuar interest e shtetit dhe qytetarëve, atyre që edhe ua kanë besuar këtë obligim, shkruan Kosova Post.
Pothuaj të gjithë deputetët me theks ‘kasta e vjetër’, kanë shkruar nga disa fjalë për betimin e dhënë se do ti përfaqsojnë me nder interest e shtetit dhe qytetarëve.
Ka shkruar në Facebook për betimin e sotëm si deputete edhe Mimoza Kusari-Lila, ndërsa ka publikuar disa foto, filluar nga fotoja me femrat deputete të Vetëvendosjes ku bënë pjesë edhe ajo së bashku me Listën “Guxo”. Por një foto e veçantë për të duket të ketë qenë edhe përqafimi i ngrohtë me Vjosa Osmanin, femra më e votuar në histrorinë e re të Kosovës, e cila është nominuar për president të vendit, e pritet edhe të marrë bekimin edhe të ligjvënësve për ta përfaqsuar unitetin pe shtetit më të ri Kosovës.
Edhe deklarata e betimit të saj si deputete është bashkangjitur kolazhit të fotografive në Facebook të publikuara nga Kusari-Lila.
Sipër këtyre fotografive ajo ka shkruar një fjalë të shkurtër, por kuptimplotë e domethënës.
“Një ditë e bukur, jo vetëm në foto ☺️”, ka shkruar Kusari- Lila në Facebook.