Tash e disa ditë, bota po jeton nën frikën e lisë së majmunit – e cila veçse ka regjistruar rastet e para nëpër shumë vende të botës.
Frika nga një pandemi tjetër, ende pa u shuar mirë pandemia e shkaktuar nga COVID-19 po e shoqëron njerëzimin këto ditë.
Një nga pyetjet më të shpeshta të njerëzve është nëse ekziston vaksina anti-lisë së majmunëve.
Vaksina e cila përdoret kundër lisë normale është e licencuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për parandalimin e lisë dhe lisë së majmunëve.
Për shkak se virusi i lisë së majmunëve është i lidhur ngushtë me virusin që shkakton linë, vaksina e lisë mund t’i mbrojë njerëzit nga lija e majmunëve.
Të dhënat nga Afrika sugjerojnë se vaksina kundër lisë është të paktën 85 përqind efektive në parandalimin e lirsë së majmunëve.
Ekspertët besojnë gjithashtu se vaksinimi pas ekspozimit ndaj lisë së majmunëve mund ta ndihmojë në parandalimin e sëmundjes osë ta bëjë atë më pak të lehtë. /Lajmi.net/