Pak analistë besojnë se Moska synon ta pushtojë. Por ndërsa forcimi ushtarak i Rusisë vazhdon, tensioni po rritet në Ukrainën Lindore të lodhur nga lufta, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Kosova Post.
“MARIUPOL, Ukrainë – Ka shpërthime që bëjnë jehonë përsëri, dhe prindërit i qetësojnë fëmijët duke iu thënë atyre se ato janë vetëm fishekzjarre. Janë dronët e separatistëve, që kanë filluar të fluturojnë natën pas linjave, për të hedhur mina tokësore. Ka llogore të freskëta që ukrainasit mund t’i shohin teksa gërmohen nga armiqtë e tyre…” – shkruan në një artikull të gjatë të Washington Post.
Droja se lufta shtatë vjeçare në Ukrainë, mund të futet në fazën e re, është e madhe.
Që nga fillimi i luftës më 2014, Rusia ka përdorur pretekste për të ushtruar presion ndaj Ukrainës pas revolucionit të saj drejt Perëndimit. Ajo i ka furnizuar me armë dhe burra rebelët e mbështetur nga Kremlini, ndërsa në anën tjetër e ka mohuar të jetë një palë e përfshirë në përleshje.
Shumë analistë në perëndim besojnë se skenari i pushtimit të Ukrainës Lindore, është i paqëndrueshëm. Por ukrainasit kanë tjetër pikëpamje, thotë artikulli i W.P. Me përgatitjet në shkallë të gjerë, në tokë dhe det, krejt pranë kufirit ukrainas, Rusia po tregon që është duke e menduar seriozisht një invazion ushtarak në këtë pjesë të Ukrainës./KosovaPost/