Kërcënimi i luftës bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, shqetësoi të gjithë botën, transmeton KosovaPost.
Një faqe interneti ka identifikuar disa nga vendet më të sigurta për të shkuar për t’i mbijetuar një sulmi të mundshëm.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, duke reaguar ndaj kërcënimeve të Putinit për të përdorur armë bërthamore, premtoi të vazhdojë mbështetjen e tij për Ukrainën përballë njoftimit të “mobilizimit të pjesshëm” të Rusisë .
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi gjithashtu se ai nuk mendonte se Putini do të përdorte armë bërthamore dhe tha: “Unë mendoj se bota nuk do ta lejojë atë të përdorë këto armë”.
Megjithatë, duke pasur parasysh se është e dobishme të jesh i kujdesshëm, Daily Star ka përpiluar një listë të vendeve më të sigurta në botë në rast të një Lufte të Tretë Botërore të mundshme.
Në vitin 1961, 12 vende u mblodhën për të nënshkruar një marrëveshje që nënkuptonte se çdo aktivitet ushtarak do të ndalohej.
Nënshkruesit e parë ishin Argjentina, Australia, Belgjika, Kili, Franca, Japonia, Zelanda e Re, Norvegjia, Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Që atëherë, shumë vende të tjera i janë bashkuar traktatit, duke përfshirë Brazilin, Kinën, Gjermaninë dhe Australinë./KosovaPost/