A guxojmë të shtrihemi kur na dhemb shpina?

A guxojmë të shtrihemi kur na dhemb shpina?

Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet në shpinë duhet urgjentisht të merren me aktivitete fizike, thonë ekspertët.

Kur keni dhimbje në shpinë zakonisht dëshironi të shtriheni në shtrat, por mjekët paralajmërojnë se kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni, transmeton KosovaPress.

Qëndrimi shtrirë shton dhimbjen, thotë Shoqëria gjermane për ortopedi dhe traumatologji (DGOU), sipas së cilës në vend të qëndrimit shtrirë, personi i sëmurë duhet të ecë.

Dhimbjet në shpinë shkaktohen nga stresi, mungesa e ushtrimeve, tendosja e muskujve dhe problemet psikologjike. Mjekët nuk rekomandojnë masazh dhe as akupunkturë, por trajtime të tilla mund të përdoren si plotësim i aktiviteteve fizike.

Megjithatë, duhet kushtuar kujdes nëse personi ka ngërçe në mëngjes, nëse dhimbjet paraqiten natën, pasi ekziston mundësia e humbjes së kontrollit mbi legen.