Ne menduam se dinim gjithçka për Presidentin rus Vladimir Vladimiroviq Putin.
Qindra libra për epokën e tij të sundimit, e cila filloi në dhjetor 1999 dhe zgjat deri më sot, janë shkruar dhe gjithçka dukej se ishte thënë. Por duket se nuk është kështu, sepse ka ende disa detaje që nuk janë të njohura për të gjithë, dhe për të cilat Putini foli, transmeton Kosova Post.
Libri – një intervistë me Vladimir Putin e shkruar nga tre gazetarë rusë, të cilët e intervistuan atë menjëherë pasi ai erdhi në pushtet në Kremlin pas largimit të Boris Jelcinit.
Ndryshe nga intervistat e sotme, Putin atëherë foli hapur për familjen e tij, shkollimin, punën në KGB, qëndrimin e tij në Gjermaninë Lindore, ardhjen në krye të FSB-së, por edhe për ish-gruan e tij, e cila ishte ende gruaja e tij e ligjshme në atë kohë .
Në vazhdim të rrëfimit të tij, për tre gazetarët rusë pas ardhjes në pushtet në vitin 2000, dhe të cilin ata më vonë e botuan si librin “Bisedë me Vladimir Putin”, ai gjithashtu tregoi një detaj për shkollimin e tij. Kështu që mund të zbulonim se ai filloi klasën e parë vetëm në moshën tetë vjeçare.
“Në arkivin tonë familjar, u ruajt një fotografi: Unë jam me një uniformë shkolle me një prerje të vjetër, shumë e ngjashme me gri ushtarake, duke qëndruar me një vazo lulesh në duar. Për disa arsye, jo me një buqetë, por me një vazo lulesh “, tha presidenti rus.
I pyetur nga gazetarët nëse i pëlqente të shkonte në shkollë, Putini tha, jo.
“Më pëlqente në oborr. Dy oborre bashkoheshin, ishte një shesh ku zhvillohej e gjithë jeta jonë. Nëna nganjëherë vështronte nga dritarja, bërtiste, “A je në oborr?”, i përgjigjesha po në oborr, dhe atëher ajo sigurohej se nuk do ikja askund… “, shton Putini.
Tutje Putin ka folur edhe për vonesat në shkollë.
“Nga klasa e parë deri në klasën e tetë, i vijova në shkollën 193 që ishte në rrugën ku edhe ishte shtëpia ime, shtatë minuta të hecja deri te shkolla. Unë gjithmonë vonohesha në klasën e parë, kështu që nuk arrita as të vishesha si duhet as edhe në dimër. Ishte kështu, të vishesh, të vraposh në shkollë, të akomodohesh në bankë kërkonte shumë kohë, prandaj për të mos humbur kohë edhe dimrit nuk vishja fare pallton, por vrapoja si plumb deri në bankë’, tha Putin.
I pyetur nëse e pëlqente shkollën, Putini shtoi se i pëlqente për një kohë, derisa arriti që formalisht të ishte lideri i oborrit afër shkollës ku ai ndjehej i sigurt.
Putini shtoi se ai nuk donte të komandonte, por përkundrazi aspironte pavarësinë e tij.
Gjithashtu, Putini tha se ai ishte pranuar si pionier vetëm në klasën e gjashtë dhe se ai ishte një huligan, jo një pionier deri atëher, shkruan tv.pink. “Unë isha vërtet i keq”, tha ai gjatë intervistës./Kosova Post/