Nga ajo që shfaqet publikisht, të gjithë kanë liderët shtetëror kudo në botë, duken aq serioz , sa që krijohet përshtypja se ata kurrë nuk qeshin e as nuk bèjnë shaka, shkruan Kosova Post.
Por jo nuk është gjithmonë ashtu siç duket, sepse ka raste kur me shakat e tyre apo edhe të të tjerëve liderët shkrihen së qeshuri.
Më poshtë do ju paraqesim disa momente kur liderë botërorë qeshin me shakat e tyre apo edhe me shakat e veprimet e të tjerëve.
Pra ka raste kur ndonjë nga liderët ka bërë ndonjë shaka me të cilën ka bërë të qesh i gjithë globi.
Këto janë disa fotografi momentale të shakave të disa liderëve të njohur nga mbarë bota.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama shkel syrin, teksa tregon një anekdotë për qytetin e tij gjatë një darke në 2012 në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump, me shaka tregon se po ngrihet nga të ftohtit gjatë një tubimi në Michingan në vitin 2020.
Shiheni veprimin e Princit William ndaj Dukeshës Catherine në një garë vrapimi në Londër në vitin 2017.
Kjo ishte shakaja e Ish Presidenti Peruan Pedro Pablo Kuçinski gjatë paradës ushtarake në Lima në vitin 2016.
Derisa bënin shëtitje përgjatë hapësirave të Shtëpisë së Bardhë, në foto shihet se si ish presidenti Donald Trump, mbanë për dore Presidentin Francez Emanuel Macron/ 2018.
Ish presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, si me shaka mbase ia ka tërhequr vërejtjen ish kryeministrit grek Alexis Tsipras për veshjen jashtë protokollit në Samitin e Partneritetit të të Ballkanit Lindor të mbajtur në Riga.
Përse qeshi aq shumë presidenti ukrainas Vladimira Zelenskog, derisa përgatitej për të dhuruar gjak vullnetar në vitin 2019.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump shihet teksa përqafon nga prapa, lojtarin e bejzbollit Kurt Suzuki.
A është për të qeshuir? Ish kryeministrit të Luxemburgut Jean Zhan Klod Juncker, ‘kap për fyti’, ministrin spanjoll të financave Luis De Gindosa.
Kjo ishte buzqeshje e pa ‘djallëzuar’ e ish-udhëheqësit amerikan George W. Bush gjatë një takimi me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi në Romë. Pse nuk qesh edhe Berlusconi?
Ish presidenti amerikan Bil Clinton, shihet teksa fshin lotët së qeshuri me shakat e komedianit Al Frank.
Aq shumë qesh presidenti indonezian Joko Vidodo teksa fotografohej me ish-kryeministrin ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe./KosovaPost/