Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kundërpërgjigjet akuzave të opozitës se ai vodhi vaksinat, ndërsa theksoi se nuk mund të mendoj se çfarë shpikin ata, transmeton Kosova Post.
“Epo, sikur ta dija se çfarë e keqe është rreth nesh. Çfarë mund të mendojnë dhe shpikin ata? Prandaj nuk kam qenë ndër të parët që kam marrë vaksinën. Jo sepse nuk besoj te vaksinat. Përkundrazi, unë besoj në të gjitha vaksinat. Epo, ata më akuzuan mua për vjedhje të vaksinave, dhe babai im është në spital, çfarë mund të them për këtë?! pyeti Vuçiq.
Vuçiq shpreson se babai i tij do të shërohet dhe se do të ketë antitrupa, shkruan novosti.rs.
“Nëna ka simptoma më të lehta. Unë do të vaksinohem kur qindra mijëra njerëz të vaksinohen – tha Vuçiq, dhe shtoi se deri në 98 përqind e njerëzve dëshirojnë të marrin vaksinën dhe se vaksinat e kanë shpëtuar njerëzimin”sh.o./Kosova Post/