Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti njëherit deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovësështë kyçur në debatin se a ka qenë kryeministri Albin Kurti pjesë e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.
Ai në ATV ka deklaruar se roli i Kurtit në UÇk ka qenë minor angazhuar në zyrën e zotit Demaçi dhe Demaçi ka qenë i ngarkuar për ndërtimin e asamblesë së Kosovës në kohën e luftës, kur nuk ka funksionu parlamenti i Kosovës, kur është shpërndarë
“ Unë e di kohën kur ai është angazhuar , është angazhuar në zyrën e zotit Demaçi. Se a ka qenë në beteja a jo unë nuk e di se nuk e kam parë s `kam qenë as vet këtu, por roli i tij ka qenë minor do të thoja si UÇK”.
Unë kam folë me bacën Adem vetë saherë lidhur me Kurtin, ai ka qenë njohës i mirë i gjuhës serbe dhe angleze edhe gjuhës shqipe kuptohet dhe i ka shërbyer zotit Adem shumë në përkthime, mirëpo e ka pasë një problem, që nuk dua ta nxjerr, një përplasje e ka pasur me strukturat drejtuese të UÇK-së, të cilat ia kanë ndaluar të flet në emër të UÇK-së.
“ E ka bërë një deklaratë që nuk i ka pëlqy dikujt, nuk i ka pëlqy drejtuesve të UÇK-së dhe ia kanë tërheq vërejtjen”, tha mes tjerash ai.
Haliti njëherit ka treguar se pas luftës pasiqë Kurti ka dalë nga burgu i Serbisë bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe pesë të tjerë kanë shkuar për ta vizituar në shtëpi.