Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, duke iu përgjigj pyetjes “a ekziston rreziku i një lufte midis Kinës dhe Amerikës” , tha se “nuk është në interes as të Uashingtonit dhe as të Pekinit”,raporton Kosova Post.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të komplikuara në të gjitha nivelet, gjë që është një shkak për shqetësim të pashmangshëm, tha Blinken.
“Ne nuk kemi luksin të mos bashkëpunojmë me Kinën. “Marrëdhëniet janë shumë komplekse, qoftë kundërshtim i ndërsjellë apo konkurrencë, por edhe bashkëpunim,” tha Blinken në një intervistë për CBS.
Ai shtoi se “udhëheqja kineze dëshiron që Kina të bëhet vendi dominues në botë”.
“Në vitet e fundit, Kina ka qenë më shtypëse në vend dhe më agresive jashtë,” tha Blinken.
I pyetur nëse ekziston rreziku i një konflikti ushtarak midis dy vendeve, Blinken u përgjigj se nuk është në interes të Uashingtonit dhe Pekinit.
“Unë mendoj se është thellësisht kundër interesave të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara që të shkojmë në drejtimi e arritjes në pikën deri te konflikti ushtarak”, tha Sekretari i Shtetit Amerikan Blinken
Ndryshe, shkruan Sputnik, se Blinken, ka deklaruar se gjatë Samitit në Alaskë, SHBA dhe Kinën, patën një “takim të ngushtë” me diplomatët kinezë, i cili përfundoi me akuza të ndërsjella dhe retorikë shumë të ashpër gjatë takimit./Kosova Post/.