Një marrëveshje paqeje me Rusinë nuk do të arrihet pa zgjidhur mosmarrëveshjen territoriale, tha sot kryeministri japonez Fumio Kishida, ransmeton Kosova Post.
“Nuk do të ketë marrëveshje paqeje me Rusinë pa zgjidhur çështjen territoriale. Unë do të vazhdoj të punoj në të gjithëa aspektet e marrëdhënieve japoneze-ruse, përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes së paqes,” tha Kryeministri Kishida, raportohet nga agjencia ruse TAS S.
Një marrëveshje paqeje midis Japonisë dhe Rusisë është e pamundur pa zgjidhur mosmarrëveshjen territoriale
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha gjithashtu se, gjatë bisedimeve, të dy palët ranë dakord për negociata të mëtejshme mbi një marrëveshje paqeje bazuar në marrëveshjet ekzistuese, veçanërisht ato të arritura në 2018 në Singapor pas takimit midis Putinit dhe kryeministrit të atëhershëm japonez Shinzo Abe.sh.o./Kosova Post/