A parasheh rrezik për sigurinë në veri marrëveshja e mbrëmshme? Flet për Kosovapost njohësi i çështjeve të sigurisë

Pas shumë diskutimeve dhe takimeve mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Joseph Borrell dhe Mirosllav Lajçak, më në fund u arrit marrëvshja e shumë pritur lidhur me targat, raporton Kosovapost.

Sipas marrëveshjes në fuqi, Kosova do të ndalojë masat për ndëshkimin e serbëve që bartin targa ilegale, ndërsa Serbia do ndalojë lëshimin e tyre pas skadimit të regjistrimit.

Në një prononcim për Kosovapost, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami tha se marrëveshjen e mbrëmshmë e sheh si ç’tensionim mes situatës së Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja e cila është nënshkruar me të dyja palët mbrëmë nga kryenoegociatorëte e Kosovës, politikisht janë ç’tensionu raportet mes insititucioneve qëndrore dhe atyre lokale”, tha slami për Kosovapost.

Gjithashtu, ai shtoi se me përjashtim të disa grupeve kriminale të cilat udhëhiqen nga Beogradi që kanë tentuar të nxisin palën serbe të reagojë ashpër nuk e ka parë asnjëherë gjendjen e sigurisë në veri të tensionuar.

“Mendoj se gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë e tensionuar në atë kuptimin që mund të ketë ndonjë incident të madh me përjashtim të disa grupeve kriminale të cilat dirigjohen nga Beogradi sepse forcat proporcionale në teren e përcaktojnë edhe gjendjen e sigurisë në atë pjesë të vendit duhet me pas parasysh se atje kem njësit policore të Kosovës, njësit speciale me logjistikën e nevojshme që ta ruajnë rendin dhe sigurinë publike dhe kështu nuk kam prit asnjëherë që mund të ketë tensione dhe të rrezikohet siguria e vendit”, tha Islami.

“Por tash me marrëveshjen me të cilën është arritur mbrëmë duke iu falënderuar SHBA-së dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar që të bëhet kjo marrëveshje, pres ç’tensionim dhe unë besoj se do të kthehen edhe policët edhe gjyqtarët që t’I mbrojnë interesat e komunitetit serb”, përfundoi njohësi i çështjeve të sigurisë në vend.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika