Ganimete Musliu, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ua ka kujtuar kandidatëve potencialë për kryetar të partisë, se 3 korriku është duke u avitur, shkruan Kosova Post.
PDK pritet ta mbajë Konventën me 3 korrik, me ç’rast pritet të emërohet edhe kryetari i ri i saj.
Ndonëse spekulimet nëpër media nuk kanë munguar, deri më tani, zyrtarisht, nuk ka pasur shpallje kandidaturash.
Për këtë Musliu ka shkruar:
“Ku janë more kandidatët për Kryetar? Rrini rrini 3 korriku erdhi.”
PDK, me zgjedhjen e kryetarit të ri, pritet të mobilizohet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti./KosovaPost/