Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë të ditur se sot se në takimin me Zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko, ai mori garanci për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Serbisë dhe Rusisë, transmeton Kosova Post.
“Takim i shkëlqyeshëm me Aleksander Grushko, bashkëpunëtori më i ngushtë i Sergei Lavrov. Kam përcjellë mesazhe të rëndësishme nga Serbia Presidentit Putin dhe Ministrit Lavrov dhe kam marrë zotime për mbështetje dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, përndryshe bashkëpunimi midis Serbisë dhe Rusisë, është shumë i ngushtë” ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram “Budućnostrbijeav “./Kosova Post/