I pyetur përkitazi me mundësinë e ndërhyrjës së KFOR-it në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka mohuar të ketë informacione për një gjë të tillë, transmeton Kosva Post
Duke potencuar se janë në kontakte përmanente me institucionet ndërkombëtare Kryeministri tha si në vijim:
“Nuk kam informacion për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it. Ne biseduam me zyrtarin e KFOR-it për gjendjen dhe situatën në veri. Vendimet që i marrim s’janë të pastra politike. Unë si kryeminstër dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime politike, por nga informatat që na vijnë nga atje, pasi KFOR-i qëndron për të kontrolluar situatën”
“Jemi të hapur për bisedime, kam biseduar edhe me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg. Unë nuk jam i informuar që do të ketë ndërhyrje të KFOR-it në veri. Jemi për t’iu kthyer bisedimeve. I ftoj qytetarët për qetësi, sepse institucionet po e kryejnë punën e tyre”, tha i pari i ekzektutivit të Kosovës, përfundoi i pari i ekzektutivit të Kosovës