Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, shkruan Kosova Post.
Në njoftimin e AAK-së thuhet se pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Njoftimi i plotë:
Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëndosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës.