Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se në këtë subjekt sot është bashkuar Shqiprim Kodra, një aktivist nga Prekazi i Skenderajt, shkruan Kosova Post.
Haradinaqj përms një postimi në Fcebook ka shkruar se për të dhe kolegët e ti është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, të cilët ishin konaku im në kohë të vështira
“Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i Heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme” ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot u bashkua me ne Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt. Për mua dhe kolegët e mi është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, të cilët ishin konaku im në kohë të vështira. Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i Heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme