Mbrëmjen e djeshme është hedhur gaz lotsjellës gjatë festës së birrës në Korçë ku u prekën qindra qytetarë që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin.
Në formë proteste ndaj këngëtarit serbo-boshnjak Goran Bregoviq, disa individë zgjodhën të hedhin gaz lotsjellës.
Ndërkohë, për rastin e sulmit me gaz lotsjellës, ka shkruar kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi.
Ai ka shkruar në Facebook “Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviq, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruan Abazi.