Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se dështimi i vendosjes së stickerave në vitin 2016 ishte për shkak të problemeve me tenderë.
Abazi thotë se e gjitha puna që ishte bërë kishte dështuar për shkak të mos seriozitetit të Kosovës për të mos mundur të vendos ngjitës.
“E turpshme ishte që në vitin 2016 Kosova nuk ishte e aftë ta zbatojë marrëveshjen për vendosjen e stickersave”, tha ai në “Debat Plus”.
Abazi thotë se Qeveria nuk mundet të rishqyrtojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë.
“Ne nuk kemi mundësi të rishikojmë në detaje rresht për rresht 33 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani”, deklaroi Abazi.
Deputeti i LVV-së thotë se e mira e marrëveshjes në Bruksel është se reciprociteti nuk është prekur.