Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, i ngarkuar me koordinimin e shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviç, u kërkoi falje në emër të tij qytetarëve të Cetinjes për ngjarjet në ditën e kurorëzimit të Mitropolitit të Malit të Zi dhe Litoral, Joanikije, transmeton KosovaPost.
Ai tha se “Mali i Zi nuk është vetëm i Kishës, as vetëm Komitëve, as malazezëve apo serbëve”.
Në një postim në faqen në Facebook të Lëvizjes Qytetare URA, drejtuesi i së cilës është, Abazovic shkroi se “shija e hidhur” mbeti pas 5 shtatorit dhe se “ndjenjat e njerëzve të Cetinjes u lënduan”.
“Më vjen keq dhe kërkoj falje në emrin tim. Mali i Zi nuk është vetëm i Kishës, as Komitëve, as malazezëve dhe as vetëm i serbëve. Mali i Zi është i të gjithëve. Ne duhet të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë Malin e Zi,” shkroi Abazovic.
Vlenë të theksohet se gjatë dy ditëve, më 4 dhe 5 shtator, u mbajtën protesta në Cetinje kundër fronëzimit të Mitropolitit të Malit të Zi dhe Litoralit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Joanikije në Manastirin e Cetinjes, ku rrugët u bllokuan nga barrikadat, por Joanikije së bashku me SOC dhe Porfir, u sollën me helikopter në Cetinje./KosovaPost/.