Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka propozuar edhe zyrtarisht strukturën dhe përbërjen e Qeverisë, për të cilën deputetët do të vendosin nesër në seancën e Kuvendit në Cetinë. Ai e bëri këtë në bazë të Programit të Punës të dorëzuar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore.
Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol, siç ishte paralajmëruar më parë.
Janë propozuar ministritë e mëposhtme:
Ministria e Drejtësisë, propozohet Marko Kovaç.
Ministria e Brendshme, propozohet Filip Axhiq.
Ministria e Mbrojtjes, propozohet Rashko Konjeviq.
Ministria e Financave, propozohet mr Aleksandar Damjanoviq.
Ministria e Punëve të Jashtme, propozohet mr Ranko Krivokapiq.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, propozohet Goran Gjuroviq
Ministria e Çështjeve Evropiane, propozohet mr Jovana Maroviq,
Ministria e Arsimit, propozohet mr Miomir Mijo Vojinoviq.
Ministria e Shendetesise, propozohet Dragosllav Shqekiq
Ministria e Investimeve Kapitale, propozohet mr Ervin Ibrahimoviq.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, propozohet Vlladimir Jokoviq.
Ministria e Sportit dhe Rinisë, propozohet Vasillije Llallosheviq.
Ministria e Administratës Publike, propozohet Marash Dukaj.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, propozohet Admir Adroviq.
Ministria e Kulturës dhe Medias, propozohet mr Masha Vllaoviq.
Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, propozohet Ana Novakoviq Gjuroviq.
Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, propozohet Fatmir Gjeka.
Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, propozohet Bilana Shqepanoviq.
Dy ministra pa portofol, ku propozohen Zoran Milaniq dhe Adrijan Vuksanoviq.
Të martën, ai e dorëzoi në Kuvend programin qeveritar./kk