Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka shkarkuar sot Dejan Vukshiq nga posti i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.
Abazoviq ka shkruar në Twitter se ka falënderuar Vukshiq për bashkëpunimin profesional dhe produktiv që kanë pasur në periudhën paraprake.
“Ne po kthejmë një faqe të re. Ne po vazhdojmë me reformat në sektorin e sigurisë”, ka shkruar Abazoviq.