Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Kosova Post.
“Urimet e mia për Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK. I uroj fat të mirë, për ta quar partinë përpara dhe duke luajtur një rol konstruktiv opozitar në Kuvend”, ka shkruar Abbott, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Krasniqi, i cili u zgjodh në krye të PDK-së të shtunën që e lamë pas, vjen në radhë pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të dy këta të tërhequr nga jeta politike, shkaku gjykimeve në Hagë./KosovaPost/