Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dhënë vërejtjet e tij në lidhje me Byronë për Konfiskimin për Pasurisë dhe ka kërkuar që propozimi për këtë Ligj të dërgohet për konsultim në Komisionin e Venecias.
Ai tha se si grup parlamentar, LDK mbështet dhe është pro miratimit të ligjit në fjalë, ndërsa theksoi gjithashtu se si LDK , dalin vullnetar për verifikimin e pasurisë.
Tutja, Abdixhiku ka dhënë disa vërejtje të draftit të ligjit, ndërsa ka kërkuar që udhëheqja e Byros të mos mbetet vetëm me një drejtor, por me këtë autoritet të udhëheq grupi të cilin duhet formuar duke marrë pastaj edhe miratimin e kualifikuar të deputetëve.
“Byroja, në draftin e prezantuar tek ne, udhëhiqet nga një Drejtor, e ky Drejtor ka më shumë kompetenca se i gjithë sistemi juridik në vend. Ai, si autoritet kryesor i paraparë me ligj, nis të gjitha procedurat për verifikim dhe të gjitha procedurat për konfiskim të pasurisë. Vendosë kë ta mbajë nëpër labirinte të drejtësisë me vite të tëra, Veç vet. Kaq shumë fuqi, të vendosur tek një njeri, nuk parasheh Kushtetuta as kur flet për rolin dhe përgjegjësitë e Kryeministrit apo dhe të Presidentit. Edhe Kryeministri ka megjithatë një kontroll. Por Drejtori i Byrosë jo. Prandaj, është e domosdoshme, që autoriteti kryesor, të mos jetë një individ, por një grup kolegjial. S’mund të lëmë kaq shumë përgjegjësi tek një individ. Duhet të jetë një grup i njerëzve aty”, tha Abdixhiku.
Ai tha se ky Ligj ka përplasje me Kushtetuesen e Kosovës dhe nëse miratohet kështu, ai do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese.
Tutja ka kërkuar Abdixhiku që projektligji të dërgohet në Komisionin e Venecias paraprakisht.