Lëvizja FOL sot ka mbajtur serinë e diskutimeve me krerët e partive opozitare dhe shoqërinë civile në Kosovë, shkruan Kosova Post.
Ndërkaq i ftuari i parë ishte Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së i cili ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi ku njoftoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e saj.
“Kjo qeveri e tashmë nuk mendoj që ka një pozicion politik, unë kam pasur takim me kryeministrin Kurti dhe i kam kërkuar një pozicion politik dhe po e pres atë të ndodh shumë shpejt” , tha Abdixhiku.
Ai tutje shtoi se LDK nuk do të marrë pjesë në dialog por veç se i ka ofruar ndihmë qeverisë duke dërguar një dokument i cili është tashmë është edhe i publikuar dhe dihen detajet e pikat kyçe që LDK-ja ka kërkuar nga qeveria.
“Në dialog puna qeverisë ka të bëjë me vetëm 50% përgjegjësi, edhe ne kur kemi qenë opozitë bashkë me Kurtin i kemi kërkuar Ramush Haradinaj në atë kohë që të jap shpjegime para nisjes së dialogut dhe pas përfundimit, e këtë gjë do ta kërkojmë edhe tani” ka shtuar Abdixhiku.
Abdixhiku tregoi gjithashtu se është takuar edhe me Palmer e Lajçak në ditën e parë të vizitës së tyre në Kosovë ku ka treguar për qëndrimin e LDK-së karshi dialogut, pozicionin e saj si dhe reformat e reja që po i bëjnë si LDK.
“Palmer nuk ka bërë asnjë kërkesë konkrete sa i përket takimit tonë që as të marrë pjesë e as mos të marrë pjesë LDK-ja në dialog, kjo çështje më shumë i përket qeverisë por natyrisht që ka pasur kërkesë angazhim dhe do të ketë gjithnjë”, shtoi ai.