Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar edhe njëhere për ngritjen e çmimit të derivateve të naftës, përcjell KosovaPost.
Abdixhiku në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook i ka propozuar qeverisë që të ndërmerr disa veprime urgjente.
“Të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja në naftë për tre muajtë e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm të qytetarëve tanë, por sidomos të bujqve e transportuesve në vend, ndikimi i të cilëve në produkte e shërbime të tjera do të jetë edhe më i lartë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.
Postimi i plotë: