Në ditën e parë të punës së tij si kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Nga aty, Abdixhiku deklaroi se për takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin janë në pritje të konfirmimit nga këta të fundit për t’u takuar të premten.
”Siç kam deklaruar dje, po presim për konfirmimin e takimit të së premtes, ditën e propozuar nga ne”.
”Meqenëse gjatë kësaj jave do të jemi në proces të konsituimit të organeve, do të jemi konstituiv në frymën themeltare të LDK-së, përfshirë edhe të presidentit Rugova dhe secilit veprimtar të LDK-së që kontriubon në mirëmbajtjen e institucioneve të Kosovës dhe jo në rrënimin dhe dëmtimin e tyre… ”.
”Ne do t’i dërgojmë edhe zyrtarisht një letër të shkruar siç e kemi marrë letrën sot. Propozimi ynë është për ditën e premte, këtë javë”, tha ai.
Mes tjerash ai tha se e ka nisur ditën e parë me detyrën e re, me homazhe tek varri i presidentit Rugova për të nderuar jo vetëm kryetarin e parë të LDK-së, por edhe themeltarin e Republikës së Kosovës.k,k.