Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott ka takuar dje pasdite zëvëndëskryeministren e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori britanik përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka dhënë detaje rreth takimit.
Ai tha se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen komunitetet pakicë.
“Dje pasdite pata një takim shumë informues me DPM Emilija Redzepi, për të diskutuar marrëdhëniet e pakicave në Kosovë dhe sfidat me të cilat komunitetet përballen. Vazhdojmë të ofrojmë mbështetje praktike për integrimin. Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë” shkruan Abott.