Deptueti i LVV-së, Artan Abrashi gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka përmendur rastet kur gratë janë fyer e për të njëjtat nuk kanë reaguar deputetët e partive të opozitës, shkruan Kosova Post.
Abrashi ka thënë në seancën e some se ndaj presidentes Vjosa Osmani është përdorur një gjuhë e ulët, në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca janë bërë grafitë me gjuhë fyese ndërsa, deputetes Albena Reshitaj iu është bërë presion të ndryshojë qëndrimet e saj.
“ Ndaj presidentes së Kosovës u përdor një gjuhë e ulët, në muret e shtëpisë së familjes së deputets Adelina Grainca u shkruajtën grafite me fjalë fyese, kishte edhe presione ndaj grave që të ndryshojnë qëndrimet e tyre”, ka thënë ai.
Abrashi tha se njejtë nuk është reaguar kur deputeti Haxhi Shala kaloi nga Nisma në AAK.
“Deputetet e opozitës nuk I dënuan ato, po të njejtët nuk reaguan në rastet e deputetëve burra. Nuk reaguan kur Haxhi Shala nga Nisma kaloi në AAK, por reaguan për gratë, akoma nuk janë çliruar nga mentaliteti i mykur e patriarkal”, tha ai.