Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar ngritje në sondazhe me 2.9 pëqind.
Abrashi ka shkruar në Facebook se të dhënat nga anketimi dhe terreni tregojnë për ngritje të LDK-së.
“Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 % Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 % Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë