Abrashi merr pjesë në iguarimin e lokalit për personat me sindromën Down

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha sot se personat me sindromën Down meritojnë vëmendje dhe përkujdesje më të madhe të shoqërisë.

Ai këto komente i bëri sot në Prizren me rastin e hapjes së lokalit “Bistro Garden X21”, i cili ka për qëllim të inkurajojë personat me sindromin Down.

Në hapjen e këtij lokali mori pjesë edhe ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i cili tha se ky aktivitet ngrit vetëdijen e shoqërisë për t’u përkujdesur për personat me sindromën Down.

“Kjo po i ndihmon edhe institucionet publike të Kosovës që të ngrihet vetëdija për këtë kategori të qytetarëve të Kosovës. Mendoj që kjo kategori e qytetarëve meriton një vëmendje më të madhe dhe do një përkujdesje më të madhe”, tha Abrashi.

Ai potencoi se problemi më i madh për këtë kategori është qëndrueshmëria financiare, por që edhe ajo ka filluar të përmirësohet.

“Posaçërisht te qëndrueshmëria financiare, por besoj që edhe ajo dita- ditës po përmirësohet më shumë, në mënyrë që të gjithë ata që merren me ofrimin e shërbimeve sociale të kenë qëndrueshmëri financiare në mënyrë të veproni dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre pa ndërprerë“, ka thënë Abrashi.

Drejtoresha e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini- Beqiri, tha se shoqata ka ideuar programe që kanë për qëllim aftësimin e personave me sindromën Down për jetë të pavarur.

“Ky program ka qëllim trajnimin dhe aftësimin e personave me Sindromin Down duke mos përjashtuar edhe personat tjerë me dëmtime intelektuale, gjithashtu ne synojmë që këta persona t’i përgatisim për treg të punës, mirëpo që edhe brenda këtij programi të kemi mundësi të punësojmë persona me sindromin Down”, tha Hajdini-Beqiri.

Ajo tha se për këtë çështje presin mbështetje më të gjerë nga institucionet vendore dhe qytetarët.

Ndryshe, lokali i cili është hapur sot gjendet në lagjen Ortakoll në hyrje të tregut të gjelbër, dhe për momentin ka të angazhuar 6 anëtarë të shoqatës. Për hapjen e lokalit kanë kontribuuar organizata të ndryshme, duke blerë pajisjet për hapjen e tij.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Nesër borë në vendet fqinje, ja si do të jetë moti nesër në Kosovë?

Moti në rajonin tonë pritet të ketë ndryshime