Abrashi: Do ta bëjmë Prishtinën metropol

Abrashi: Do ta bëjmë Prishtinën metropol

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi sot në një tubim të mbajtur në Muzeun e Kosovës, ka shpalosur programin e tij për urbanizëm, infrastrukturë rrugore dhe parkingje.

Abrashi gjatë këtij tubimi tha se projektet për urbanizëm të cilat kanë qenë të parapara të fillojnë gjatë mandatit të kaluar, nuk janë prekur kurrë.

Ai gjatë këtij prezantimi shpalosi planin e tij në lidhje me Urbanizmin, infrastrukturën, hartat zonale dhe menaxhimin urban.

“Harmonizimi i planeve dhe investimeve do të bëhet me një bashkëpunim të veçanta me kompanitë regjionale dhe komunale, nëpërmes një bashkëpunimi të veçantë me institucionet qendrore dhe agjencive tjera, me qëllim të koordinimit dhe planifikimit të përbashkët, duke evituar kështu mosmarrëveshjet”, tha Abrashi.

Gjatë prezantimit Abrashi për të ditur se për ta operacionaliziar menaxhimin urban duhet të përdoret ‘One-Stop-One’ e cila mundëson kryerjen e shërbimeve për urbanizëm.

“Menaxhimi urban do të bëhet përmes ‘One-Stop-Shop’ për të operacionalizuar menaxhimin urban, shërbimet që lidhen me urbanizëm – duke përfshirë pronën, inspeksionin etj, ku do të riorganizohen si shërbime të integruara. Ky sektor do të përmbledhë shërbimet e urbanizimit për secilin distrikt të kryeqytetit”, tha Abrashi.

You may also like

Islami dhe Perёndimi nuk janё kontradiktё

Sipas njё studimi tё institutit tё Uashingtonit “Pew