Absurde, ushtria izraelite kërkon dëmshpërblim nga familja e palestinezit të vrarë

Absurde, ushtria izraelite kërkon dëmshpërblim nga familja e palestinezit të vrarë

Ushtria izraelite kërkon dëmshpërblim nga familja e palestinezit të vrarë
“Ushtria izraelite vret fëmijët tanë dhe gjithashtu na kërkon dëmshpërblim”, tha për AA Ijad Gunejmat, babai i palestinezit të vrarë.

Ushtria izraelite ka kërkuar 27 mijë dollarë dëmshpërblim nga familja e aktivistit palestinez Abdullah Gunejmat, të cilin trupat izraelite e vranë tre vjet më parë në afërsi të Ramallahut.
Ushtria izraelite në qershor të vitit 2015 kreu bastisje në qytezën Kafr Malik në qytetin e Ramallahut, gjatë së cilës përdorën plumba të vërtetë kundër palestinezëve që tentuan ta pengojnë atë. Ushtarët izraelitë vranë aktivistin 21-vjeçar palestinez Abdullah Gunejmat.

Ushtria izraelite u përpoq të kalojë me automjet mbi kufomën e Gunejmatit të vrarë, por automjeti u përmbys. Familja arriti vetëm katër orë më vonë të nxjerrë kufomën e tij. Ndërsa dhimbja për djalin e humbur ishte ende e freskët, familjes palestineze i erdhi një vendim për dëmshpërblim.

Avokatja e familjes, Naile Atije, për Anadolu Agency (AA) konfirmoi se ushtria izraelite ka kërkuar dëmshpërblim prej 100 mijë shekelësh (27 mijë dollarë) nga familja e Gunejmatit, i cili, siç tha ajo, është kërkuar për shkak të dëmtimit që i është bërë automjetit ushtarak.

“Ushtria izraelite vret fëmijët tanë dhe gjithashtu na kërkon dëmshpërblim”, tha për AA Ijad Gunejmat, babai i palestinezit të vrarë.

“Ka ngelur vetëm të kërkojnë që t’i paguajmë edhe plumbat me të cilat i vrasin fëmijët tanë”, shtoi ai.

Ai theksoi se Izraeli është shtet okupator i cili vjedh territorin palestinez.

“Biri im nuk ka shkuar te ta, por ata erdhën në vendin tonë. Në fakt, ne jemi ata që duhet të kërkojmë dëmshpërblim. Lidhur me këtë çështje, ne do t’u drejtohemi gjykatave lokale dhe ndërkombëtare”, tha babai Gunejmat, duke shtuar se ushtarët izraelitë e vranë qëllimisht djalin e tij dhe kaluan mbi trupin e tij me automjet ushtarak.

Drejtori i Qendrës Palestineze për Media, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (SEMS), Omar Rahhal, vendimin izraelit për të kërkuar dëmshpërblim nga familjet palestineze e quajti si “arrogancë dhe hipokrizi”./AA/

You may also like

Kryeministri ka një mesazh për qytetarët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi