Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet, raporton se Tottenham po tenton të sjellë Adama Traore, përcjell KosovaPost.
Pengesa më e madhe e transferimit është menaxheri i Wolverhampton, Bruno Lage, i cili dëshiron ta mbaj reprezentuesin spanjoll deri në fund të sezonit.
Romano shton se Tottenham po shet Ndombele, Dohertyh, Bergwijn, Dele Alli.
Adama Traore njihet për shpejtësinë dhe vështirësitë që iu shkakton mbrojtësve kundërshtar gjatë ndeshjeve në Premier ligë, pavarësisht se nuk është lojtar që shënon shumë.