Ish-kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Fushë Kosovës Adem Zogjani, ka udhëtuar për në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Liridon Zogjani.
“Sot në ora 07:30 të mëngjesit, babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për në Hagë, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja . Babi ka qenë një mbështetës i fuqishëm i celulave të para të luftes, në aspektin operativ e sidomos atë financiar , që nga fillimi i viteve të 80-ta”.
Zogjani në vitin 2019 kishte vendosur që të largohej nga partia që drejtonte Kadri Veseli dhe i ishte bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.
Sot ne ora 07:30 te mengjesit , Babi eshte ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty eshte derguar per ne Hage , pa e ditue…
Gepostet von Zogjani Liridon am Donnerstag, 25. Juni 2020