Adoleshenca fiton ‘terren’, nis nga mosha 10 vjeçare dhe përfundon…

Adoleshenca fiton ‘terren’, nis nga mosha 10 vjeçare dhe përfundon…

Adoleshenca fiton “terren”. Sipas një opinioni të publikuar nga ekspertët në revistën “Lancet Child & Adolescent Health, adoleshenca tani nis rreth moshës 10-vjeçare dhe mbaron diku te viti i 24-t i jetës, ndryshe nga 19 që është konsideruar deri tani. Kjo shpjegohet me faktin se në ditët tona, të rinjtë e vijojnë shkollën më gjatë se më parë, çka e shtyn martesën dhe lindjen e fëmijëve.

Në epokën moderne, edhe puberteti nis më herët. Nëse më parë, mosha 14-vjeçare konsiderohej si koha kur niste puberteti, tani ajo është ulur në 10 vjeç. Kjo për shkak të ndryshimit të mënyrës së të ushqyerjes dhe stilit të jetës. Në vendet e industrializuara, mosha e fillimit të ciklit menstrual për vajzat ka rënë me 5 vjet në 150 vitet e fundit. Gjysma e femrave tashmë e kanë fillimin e ciklit në moshën 12 ose 13 vjeçe.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, ka debate edhe në lidhje me kohën kur adoleshenca mund të konsiderohet e përfunduar. Disa ekspertë thonë se kjo ndodh kur trupi përfundon së rrituri. P.sh., truri vazhdon të piqet edhe përtej moshës 20-vjeçare, duke punuar më shpejt dhe në mënyrë më efikase. Ndërsa disa njerëzve nuk u dalin dhëmballët e pjekurisë derisa bëhen 25 vjeç.

Shifrat në Britani tregojnë se njerëzit sot martohen mesatarisht 8 vjet më vonë nga mosha mesatare e martesës në vitet ’70.

Megjithatë, disa ekpertë e kundërshtojnë ndryshimin e “kufijve” të adoleshencës. Ata thonë se ky ndryshim mund të ketë pasoja negative. /f/.

You may also like

Tifozët e Galatasaray bëjnë diçka të pabesueshme për Shaqirin

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më