Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, i është bashkuar kampanjës kundër racizmit, dukuri kjo e cila u bë më e theksuar kohëve të fundit në stadiumet ndërkombëtare.
Ajo në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ka publikuar një fotografi me një varëse në të cilën është i pikturuar flamuri i Britanisë së Madhe.
E njëjta ka bërë thirrje që të mos ketë racizëm as në ndeshjen Kosovë-Angli, ndeshje kjo që pritet të zhvillohet më 17 nëntor.
Ndërkaq, në një tjetër postim të hedhur në InstaStory, biondja ka shkruar, “Ne jemi shumë gati ta presim Anglinë në lojën e së dielës”.

Adriana vazhdon të jetë një nga aktoret më të pëlqyera shqiptare, shumë e angazhuar si në shfaqje teatrale e po ashtu edhe në filma të ndryshëm.